Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte kushëriri i tyre.
Kallëzimi në polici është bërë nga 38-vjeçari P.L., i cili ka deklaruar se kushërinjtë e tij, kanë qëlluar me armë pas një konflikti verbal në drejtim të automjetit me të cilin ai po lëvizte në rrugën e Patokut. Për pasojë, 38-vjeçari gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet tjetër.

Policia sqaron se janë arrestuar Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç ndërsa u shpall në kërkim u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Kurbin

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (familjarë të njëri-tjetrit).

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.

Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme