Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka shprehur pakënaqësinë e tij për Konventën e 10-të të PDK-së, ku Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.
Mustafa ka thënë se Konventa ishte e përgatitur keq dhe degët ishin të painformuara.
“Ishte e papërgatitur, ishte keq e përgatitur, kryetarët e degëve, kryesitë nuk ishin të informuar pse do të duhej një Konventë në PDK. Si do të duhej me ndodh dhe cilat do të duhej me qenë konkurrenca”, ka thënë Mustafa, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se nuk ka diçka kundër Memli Krasniqit, por mënyrën si po zgjedhen kryetarët me vetëm një kandidat.
Sipas Mustafës ka pasur marrëveshje për zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së.