Një aktivist i çështje kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 nëntorin e atij viti.
Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës.
Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe.
Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.
Remzi Baloku, me 28 nëntor 1959 thotë ta ketë themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve Shqiptare e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.
Ai ishte arrestuar më 1964 shkaku vendosjes së flamujve dhe tubimeve që mbante, për çka u dënua me shtatë vjet burg. (Klan Kosova)