Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së, ka ofruar ndihmë juridike falas për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.
Kjo pasi Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.
“Qendra për Ndihmë Juridike e IKD-së njofton të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës se zotohet të ofrojë ndihmë juridike falas lidhur me rastet e përjashtimit të përkohshëm nga puna, apo masave të tjera eventuale, që vijnë si rrjedhojë e aktivitetit të tyre sindikal”, thuhet në njoftim.
Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.
“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.