Numri i stafit shëndetësor te objekti i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë është shumë i vogël. Përgjigjet e institucioneve shtetërore për zgjidhjen një hapësire më të madhe sipas Sami Rexhepit, ishin gjithmonë pozitive, por asnjëherë diçka konkrete, raporton Ekonomia Online.
Ai thotë se Qendra e Shëndetit Mendor duhet të jetë në mes të komunitetit e jo në periferi, në mënyrë që klientët të moslihen anash.
Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë për Ekonomia Online tha se Në kuadër të Qendrës e Shëndetit Mendor në Prishtinë marrin ndihmë të rregullt 1 800 persona.
“Në kuadër të Qendrës për Shëndet Mendor në Prishtinë funksionon shtëpia integruese në Fushë Kosovë dhe në Drenas ku janë të shtrirë nga 10 pacientë, 20 gjithsej të shtrirë të cilët marrin kujdes shëndetësor 24 orë. Ndërsa në Podujevë e kemi një qendër për shëndet mendor e cila ofron shërbime vetëm për qëndrim ditor për klientët tanë. Regjioni i Prishtinë e mbulon pak a shumë 1/3 e Kosovës si për nga sipërfaqja ashtu edhe për nga numri i banorëve. Në këtë qendër trajtohen marrin ndihmë të rregullt 1800 klientë të cilët janë të regjistruar, po flasim për sëmundje kronike psikiatrike të cilët vijnë për rehabilitim dhe risocializim”.
Rexhepi thotë se objekti në të cilën gjenden është shumë i vogël, e se nuk i ploëson nevojat e as kërkesat e tyre.
“Objekti për nga sipërfaqja e shfrytëzueshme është shumë i vogël dhe kjo na detyron se nëse grupi është më tepër se 10, 12 vetë puna nuk është efektive dhe nuk e arrijmë qëllimin i cili është para neve. Nuk mjafton për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat për qytetin e Prishtinës e shumë më pak për regjionin e Prishtinës”.
Rexhepi propozon që një lokacion i mirë i mundshëm kishte me qenë në Velani përballë shtëpisë së shëndetit.
“Kam tentu me Komunën e Prishtinës të gjendet një lokacion i përshtatshëm për ndërtimin edhe të një qendre, nuk e kam pas atë mirëkuptim në kuptimin e plotë të fjalës edhe pse gjithmonë premtimet kanë ekzistu se po, jo ka vend të përshtatshëm”.
“Prej kur jam unë këtu, 6 ministra janë ndërru, asnjë nuk ka thënë jo. Të gjithë e kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor, mirëpo është problemi i lokacionit se edhe kudo lokacion kudo tjetër në periferi e këta me u ndje si të lënë anash nuk do ta ketë efektin e vetë.. Për lokacion atje në fillim të Velanisë është si kodër, ballë për ballë me shtëpinë e shëndetit është një hapësirë e pashfrytëzueshme, edhe ka popullatë për rreth, kish me qenë një zgjidhje ideale”.