Qendra e Studentëve mirëpret studentët e rinj

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Çmimet do të jenë të njëjta si vitet e kaluara Me rastin e fillimit të vitit akademik 2019/2020 sot mbahet ceremonia e mirëseardhjes në Qendrën e Studentëve dhe vendosja e të gjithë studentëve në konvikte. Me këtë rast Qeveria e Kosovës së bashku me Qendrën e Studentëve do të lansojnë fushatën shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve tek të rinjtë. Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 ndërsa për studentët e sektorit privat kapaciteti i shujtave për mensë është 2000. Qendra e Studentëve edhe në vitin e ri akademik do të operojë me çmime të njëjta që kanë qenë edhe në vitin e kaluar. Studentët do të paguajnë për banim 20 euro ndërsa për ushqim 15 euro. Gjithsej 35 euro për një muaj, nuk do të ketë ndryshim të çmimeve.

Të ngjashme