Qendra e Studentëve u bën thirrje studentëve të tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve përmes një njoftimi u ka bërë thirrje studentëve që të tërheqin gjësendet e tyre nga konviktet, të cilat u ishin “bllokuar”, pas shndërrimit të saj në karantinë me vendim të Qeverisë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për tërheqjen e gjësendeve të studentëve banues në konviktin nr.VI dhe studentët që nuk i kanë tërheqë ende gjërat nga konviktet tjera.

Njoftojmë studentet banuese të konviktit nr.VI se pas pastrimit dhe dezinfektimit të këtij konvikti mund të vijnë dhe të bëjnë tërheqjen e gjërave të tyre personale.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme