Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka apeluar tek të gjithë qytetarët shëndetmirë se vullneti i tyre drejt dhurimit të gjakut është një akt fisnik në këtë kohë pandemie të rëndë që po e përcjell vendin tonë.
Ndër të tjera, Qendra zotohet se do të zbatojë të gjitha rregullat për respektimin e masave anticovid për mbrojtjen e tyre dhe orari i dhurimit të gjakut do jetë i mundur çdo ditë prej orës 08:00 deri në 18:00 në Prishtinë, ndërsa në regjionet e tjera orari do të jetë nga e hëna në të premten prej orës 08:00 deri në 14:00.
Postimi i plotë nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë kohë të jashtëzakonshme, dhurimi i gjakut është akti më fisnik nga qytetarët tonë.
Të gjithë ju, që ndjeheni me shëndet të mirë dhe keni vullnet për të dhuruar gjak, jeni të mirëseardhur në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë.
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të dhuruesëve të gjakut, QKKTGJ do të implementojmë distancën sociale dhe kufizimin e grumbullimit të numrit të dhuruesve.
Orari i dhurimit vullnetar të gjakut në QKKTGJ Prishtinë do të jetë çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 18:00.
Ndërsa për regjione, orari i dhurimit të gjakut do të jetë nga e Hëna në të Premten, prej orës 08:00 deri në ora 14:00.
Lusim të gjithë ata që paraqiten për të dhuruar gjak, të jenë të pajisur me maska në mënyrë që të ruajnë vetëveten dhe të tjetër.
Ju mirëpresim