Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton shqiptarët: Me 15 janar, të ndizen qirinj në cilindo shtet që jetoni

Prishtinë | 06 Jan 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka ftuar të gjithë shqiptarët që me datë 15 janar, kur shënohet edhe Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë, të ndezin qirinj.

“Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, ftojmë të gjithë shqiptarët  në cilindo shtet qofshin, që në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale dhe të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre”, thuhet në ftesën e kësaj qendre.

Në të njëjtën kohë Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka ftuar të gjitha shoqatat atdhetare shqiptare, të gjejnë format e përshtatshme në përputhje me vendet ku jetojnë, që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Të ngjashme