Qendra “Libart”, ka organizuar mbrëmjen poetikës, muzikës dhe “Odës së Librit”, në të cilën do të diskutohet për veprën “Lahuta e Malësisë” të Gjergj Fishtës, dhe do të ketë interpretime, raporton Ekonomia Online.
Pjesë e kësaj mbrëmje është aktori i njohur Çun Lajçi, i cili do të interpretojë pjesë nga vepra e Fishtës.
Çun Lajçi, tha se ka qenë për vizitë në vendin ku Fishta kishte bërë meditimin veror.
“Mund të them se gjatë pandemisë kam qenë i lumtur për një arsye që po lidhet me këtë mbrëmje sepse kam qenë në vendin ku Fishta kishte bërë meditimin verorë. Atje isha fasionuar ku te një pishë më thanë, se për 3 muaj verë Fishta nuk kishte zbritur nga ajo qafë mali”, u shpreh ai.
“Në kohë pandemia e kam shkruar “Bastardët” dhe e kam promovuar po këtë kohë. Nuk e kam ditur që ka pandemi fare” ka thënë Lajci.
Lajçi ka treguar se është lidhur shumë me lahutën si instrument. Poashtu ai ka treguar se Lahutën e Malësisë e ka lexuar për herë të parë në Prishtinë në 68-ën.