Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë kufizon ofrimin e shërbimeve me palë

| 11 Mar 2021 | 11:06 | Nga

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim  që Qendra  për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër. 

Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.

Faleminderit në mirëkuptimin e qytetarëve të Fushë Kosovës!

Të ngjashme