Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave dhuron 300 maska për komunën e Drenasit

| 14 Pri 2020 | 11:55 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim, drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj, e cila i ka dhuruar Komunës 300 maska.

Maskat janë punuar nga gratë anëtare të QPDG-së, me punë dore nga shtëpia.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Tahiraj dhe gratë e kësaj qendre për punimin e maskave dhe ka vlerësuar se këto mjete mbrojtëse të punuara nga gratë e qendrës, janë shumë të mirëseardhura dhe të nevojshme për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Të ngjashme