Qendra Tregtare QTX ndan 60 shpërblime për klientët e saj

Xerxë | 21 Kor 2017 | 14:26 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Tregtare QTX në Xerxë të Rahovecit, me rastin e dyvjetorit të hapjes, ka ndarë 60 shpërblime për klientët e saj.

Super-premia e lojës së sotshme ishte një skuter të cilin e fitoi Zekë Qenaj.

Faza e dytë e kësaj loje vazhdon deri në muajin gusht, kur do të ndahen dy pushime në Turqi për qifte, raporton Ekonomia Online.

Menaxheri i qendrës QTX, Hekuran Popaj, tha se kjo kompani do të vazhdojë të shpërblejë klientët e saj edhe në të ardhmen.

“Kjo lojë ka filluar disa muaj më parë. Sot kemi ndarë 60 shpërblime për klientët tanë. Shpërblimi kryesor ka qenë një skuter për fituesin kryesor dhe të tjera shpërblime ishin disa pajisje elektro-shtëpiake”, tha menaxheri Popaj.

“Besoj që klientët janë ndarë të kënaqur me ne dhe ky është një lloj vlerësimi i vogël prej nesh që është bërë për ata. Realisht falë tyre ne jemi në treg të gjitha këto vite”.

“Si QTX ekzistojmë prej 2 vitesh, ndërsa si kompani jemi në treg prej 27 vitesh”, ka shpjeguar Popaj.

Ndërsa Masar Popaj, pjesëtar i jurisë së lojës shpërblyese, tha se gjithçka ka shkuar në rregull gjatë përzgjedhjes së tiketave fituese.

“Gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe pa probleme. Shpërblimet ndahen për klientët që janë jashtë stafit të QTX”, u shpreh ai.

Të ngjashme