Janë ndarë 20 milionë euro buxhet për shpenzimet e Gjykatës Speciale, kjo e fundit tregon që qendrat e paraburgimit janë gati.
Kështu duket një qendër e paraburgimit në Holandë.
E brenda saj me shumë gjasë do të qëndrojnë pjesëtaret e UCK-së, ndaj të cilëve mund t’u konfirmohet aktakuza.
Dhomave të Specializuara kanë arritur një marrëveshje me shërbimin Holandez të Burgjeve dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për këto qendra të paraburgimit.
Madje sipas raportit është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit.
Po ashtu në këtë dokument shkruan se gjatë viti që lame pas janë intervistuar viktima, dëshmitar e të dyshuar në Kosovë, rajon e Holandë.
E në Kosovë është rritur buxheti për shpenzimet e ndara për Gjykatën Speciale.
Nga 3.5 milionë sa ishin mjetet ato u dyfishuan në 7 milionë, kurse 13 milionë tjera u ndanë për rezerva në qoftë se paraqitet nevoja për to.
Krejt këto para janë përfshi në rishikimin e buxhetit që u miratua
Këto shpenzime po i sheh si të paarsyeshme në këtë kohë pandemie kryetari i komisionit për buxhet, Hekuran Murati.
Sipas tij shuma sa ka qenë e destinuar për shpenzimet e kësaj gjykatë do mjaftonte.
Ndërkohë në Institutin e Kosovës për Drejtësi presin që të shqyrtohen aktakuzat e para.
Ndërkohë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep në një prononcim për T7 ka thënë që aktakuza e Thaçit e Veselit për krime lufte po shqyrtohet.
“Aktakuza po shqyrtohet nga gjykatësi i procedurës paraprake. Gjykatësi i procedurës paraprake ka deri në gjashtë muaj për të vendosur nëse do të konfirmojë ose pushojë një aktakuzë. Në të njëjtën kohë, Rregullorja e Procedurës dhe Provave parashikojnë një numër skenarësh që rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas paraqitjes së tij me gjykatësit e procedurës paraprake.”, thotë Angela Griep, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
I fundit që u paraqit para dhomave të specializuara ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.