Qëndrim Hoxha, Kandidat për CEO, të LDA Balkan dega në Kosovë prezanton platformën udhëheqëse për mandatin 4 vjeçar.
Tutje, ai foli edhe për LDA, dukem shtuar se kjo organizatë ndihmon të rinjtë në shkathtësi, dhe aktivizim e aftësive profesionale.
Sipas Hoxhës, objektivat e platformës janë fuqizimi i komunikimit të kapacitetet të burimeve njerëzore.
“Duke shprehur konsideratë punën e deritanishme dhe ëpr të vazhduar një mandat tjetër jam kandidat i CEO organizatës edhe lër një mandat tjetër. Do të jem mendje hapur dhe do të përkushtohem në punë. LDA është platformë ë shoqërisë dhe ndihmon të rinjtë në shkakësi, dhe aktivizim e aftësive profesionale. Ofrimin e një mjedisi pune të posaçëm. Për herë të parë u themelua në Shqipëri e pastaj edh enë Kosovë. Dy veprimet e para do të jenë emërimi i kryesisë dhe bordit të organizatës. Në bordin e ri do të përfaqësohen edhe komunitete jo shumicë”
Sipas tij, fokusi do të jetë fuqizimi i LDA-se në Kosovë.
“Ne do të hartojmë projekte për rininë. Do të nxisim bashkëpunim me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Do të kontribuojmë në fushën e rinisë. Çdo projekt do ta realizojmë sipas planit të organizimit. Do të identifikojmë grupet e caktuara të rinisë. Do të fuqizojë bashkëpunimin tonë me Amerikën. Do të angazhohem për rolin e të rinjve në Kosovë e diasporë. LDA është organizatë e hapur secilin individ. Objektivat e platformës janë fuqizimi i komunikimit, të kapacitetet të burimeve njerëzore. Fokusi do të jetë fuqizimi i LDA në Kosovë. Kërkoj votën tuaj edhe për një mandat 4 vjeçar”.
Ndërsa, Marilo Meta, President i LDA, Shqipëri tha se LDA tashmë është një komunitet i unifikuar që përmban 5 treva shqiptare.
“LDA tashmë është një komunitet i unifikuar që përmban 5 treva shqiptare. Është kënaqësi të shoh këtë angazhim te rinia shqiptare”, tha Meta.