Me shumicë votash, Qëndrim Hoxha është rizgjedhur shef Ekzekutiv i Leadership Development Association (LDA) Balkan – Dega në Kosovë, edhe për një mandat katërvjeçar.
Hoxha ka falënderuar të gjithë anëtarët për besimin. Ai tha se LDA është komunitet shumë i fuqishëm, duke theksuar shtrirjen në 30 komuna.
“Faleminderit për besimin tuaj për të udhëhequr edhe për një mandat LDA. Vota juaj është obligim i imi për të punuar edhe 4 vjet. Sot me këtë organizim, secili duhet të ndihemi të vlerësuar”.
“LDA është komunitet e fuqia e komunitetit është shumë e madhe. Shtrirja jonë prek më shumë se 30 komuna. Ne po zhvillohemi dhe po mundësojmë zhvillim e të rinjve”.
“Krahas gjithë këtyre, integrimi i LDA-s në mekanizma rinorë është i jashtëzakonshëm. Ne do të jemi të përkushtuar ndaj besimit të të rinjve dhe studentëve. Do të punojmë për t’i mbështetur të arriturat e të rinjve. Në shumë organizime që ka të bëjë me edukimin në kohë të krijojmë traditë të re”, tha Hoxha.
Me këtë rast, u emërua dhe Kryesia e LDA-së – dega në Kosovë, me përbërje prej 5 anëtarëve: Qëndresa Nikçi, Sedat Baraliu, Leona Jahiri dhe Fiona Xhelili.
Në vazhdim do të zgjidhet dhe bordi i ri.