Kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka kritikuar përdorimin e RTK-së nga pushteti në ikje gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore.
Ai tha se televizioni publik nuk duhet të jetë “megafon i kryeministrit në ikje” dhe se qytetarët meritojnë informim të paanshëm dhe zgjedhje të ndershme.
Kryeziu theksoi se PDK-ja përfaqëson alternativën serioze për Kosovën dhe i bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të zgjedhin drejt.