Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje kryetarit të Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, që të mos dorëzohet, pas Udhëzimit Administrativ që i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në veri.
Haxhiu i tha Hetemit se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministri Elbert Krasniqi po mundohet që ta largojë nga komuna përmes një Udhëzimi Administrativ.
“Serbët me portesta e dhunë nuk arriten me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, tha Haxhiu.
Tutje, ai i tha Hetemit që të mos pranojë që serbët të tallen me ty për pazaret e Kurtit dhe Besnik Bislimit.
“Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr. Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush. Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri”, tha Haxhiu.