Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është vaksinuar sot.
Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati në rrjetin social Facebook.
“Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca💉, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer💉. Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara✅ nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit”, ka shkruar ai.
Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në rradhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë”, ka shkruar.