Ekipet e shpëtim- kërkimit të FSK-së tash e disa ditë ndodhen në Turqi, për t’i ndihmuar qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën.
Bashkë me ushtarët, në Turqi kanë shkuar edhe qentë e trajnuar për kërkime.
Tashmë në rrjetet sociale është bërë virale një fotografi e një qeni të FSK-së, që shihet duke pranuar ndihmë e parë mjekësore pas një lëndimi.