Qeni i trajnuar belg “pushton” oborrin e një shtëpie në Shtime, pronari kërkohet nga policia

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Një qen i racës belge ka qëndruar për dy ditë në oborrin e një shtëpie në fshatin Belincë të Shtimes, duke shkaktuar shqetësim për familjen, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se qeni është i trajnuar dhe nuk dyshohet të jetë qen endacak.

Për largimin e tij është angazhuar edhe Njësia e Zjarrfikësve, por qeni është kthyer sërish pranë shtëpisë.

Përmes këtij njoftimi, policia dhe  bën apel që pronari i qenit, nëse e njeh kafshën, të lajmërohet dhe të ndërmarrë masat e nevojshme për ta marrë nën përkujdesje. Theksojmë se qëllimi i institucioneve nuk është dëmtimi i kafshës, por trajtimi i situatës në mënyrë të sigurt, duke garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mirëqenien e qenit”, ka thënë Veseli.

Policia ka bërë apel që pronari i qenit, të lajmërohet dhe të marrë masat për përkujdesjen e tij, duke theksuar se qëllimi është trajtimi i sigurt i situatës dhe mbrojtja e qytetarëve dhe kafshës.

Të ngjashme