Qentë shpëtues nga ekipi zviceran Red Dog janë nisur për në Shqipëri për t’i dal në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.
Këtij ekipi do t’i bashkëngjitet edhe një skuadër kërkimesh nga Turqia e quajtur GEA.
Së bashku do të bëhet kërkimi për njerëzit e mbetur nën rrënoja dhe njerëzit e lënduar që do të kenë nevojë për ndihmë.
Ekipi me vete ka edhe një mjeke.
Deri më tani janë shënuar 15 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga kjo fatkeqësi.