Qeriqi i reagon Maliqit: Si luftëtar i UÇK-së dhe si Invalid i luftës, kjo tallje më dhemb e më prek më shumë se çdo plagë

Prishtinë | 15 Dhj 2025 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir Gashin, duke thënë se “Këta mirë i paska zan pozicioni në vijën e parë të frontit. Liria ka emër me dy tela qiftelia, në hotel Rogner”.

Qeriqi ka thënë se kjo i dhemb më shumë se cdo plagë.

“Si luftëtar i UÇK-së dhe si Invalid i luftës, kjo tallje më dhemb e më prek më shumë se çdo plagë. Dëshmorët tanë meritojnë nderim, jo fyerje, sepse mbi gjakun e tyre u ndërtua liria. Kush e harron këtë e mallkoftë historia”, ka shkruar Qeriqi.

Të ngjashme