Qerkini konfirmon se ka urdhër nga Specialja për bastisje: Detajet pasi të përfundojë aksioni të shtëpia e Smakës

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Artan Qerkini, avokati i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, ka konfirmuar se ka urdhër të Gjykatës Speciale për bastisjet mëngjesin e së hënës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka pohuar se ka qenë prezent edhe gjatë bastisjes së Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha se për këto  do të flas pas përfundimi të bastisjes e cila është ende duke u zhvilluar në shtëpinë e Bashkim Smaka.

“Jam njoftuar se ekziston një urdhër i gjykatës për bastisjen e tij dhe në fund pastaj do të shohim se çafër do të ndodh dhe do të njoftoheni me kohë. Po kam qenë edhe atje dhe për atë do të njoftoheni me vonë”, tha ai.

Të ngjashme