Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, ka folur gërmimet që po bëhen në Kizhevak të Rashkës, Serbi, ku është gjetur varreza e pestë masive me mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.
Qerkini në Klan Kosova tha se të gjithë familjarët e personave të zhdukur kanë shpresë që qoftë një pjesë të trupit të të dashurve të tyre të gjejnë aty.
“Nuk ka familjarë që nuk e ka një shpresë që një pjesë e trupit e të zhdukurve gjendet në Kizhevak të Rashkës”.
“Janë dashur 21 vjet që të gjithë akterët ndërkombëtar dhe ata që merren me çështjen e të pagjeturve të kuptojnë se pa imazhe satelitore Serbia nuk tregon se ku janë lënë më të dashurit tanë”.
“Mjerisht neve familjarëve nuk na është lejuar që të shkojmë dhe të shohim vendin ku po bëhen gërmimet”, tha Qerkini.