Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, sot e ka vizituar në Burojë babanë e ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçin.
Fotoja është bërë publike në rrjete sociale, ku shihen ata dy së bashku në odën e Haxhi Thaçit në Burojë.
Bajram Qerkini në të kaluarën si kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës kishte bashkëpunim të afërt me presidentin Thaçi në kuadër të përpjekjeve institucionale për pajtim ndëretnik në Kosovë.