Qese të kamufluara – ndalohet një rast i kontrabandës me substanca narkotike në burgun e Dubravës

Prishtinë | 21 Tet 2023 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës në burgun e Dubravës.

Rasti ka ndodhur sot gjatë ditës.

“Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth orës 10:40 në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës. Gjatë kontrollit në zonën ku po punohet në Zonën Sterile, zyrtarët korrektues kanë hasur në dy qese të kamufluara në të cilat dyshohet se është fshehur substancë e dyshuar narkotike”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”.

Të ngjashme