Humori dhe qeshja mund të jenë mjete shumë efikase në vendin e punës.
Një studim nga Universiteti Harvard dhe ai i Pennysylvania zbuluan se njerëzit të cilët ndihen rehat duke bërë shaka në zyrë perceptoheshin si me më shumë vetëbesim dhe më kompetentë.
Një tjetër studim, nga Universiteti VU Amsterdam dhe Universiteti i Nebraska, zbuloi se takimet e mbushura me qeshje dërgojnë në më shumë produktivitet dhe në zgjidhje më inovative.
Tani, studiuesit nga Turku PET Centre, Universiteti Aalto në Finlandë dhe Universiteti i Oxford në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se kur njerëzit qeshin së bashku në situata shoqërore, liron endorfinat në tru të cilat krijojnë ndjenja qetësuese dhe të kënaqshme të cilat i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurtë dhe të lidhur.
Në studim, truri i pjesëmarrësve u skanua dy herë. Skanimi i parë u bë pasi ata u ulën vetëm në dhomë për 30 minuta. I dyti u mbajt pas 30 minutash duke shikuar klipe komedie së bashku me shokët e afërt. Studimi identifikoi lirimin e endorfinës në tri pjesët e trurit pas seancës së qeshjes shoqërore.
Sipas studiuesve, ky lloj i marrëdhënies është unik për qeniet njerëzore si specie. Dhe, është ngjitëse.
‘’Të tjera primate mirëmbajnë kontaktet shoqërore nga trajnimi i përbashkët, i cili gjithashtu nxit lirimin e endorfinës. Mirëpo kjo konsumon kohën shumë. Profesori i Universitetit të Oxford Robin Dunbar shpjegon. ‘’Për shkak se qeshja shoqërore dërgon në reagime të ngjajshme kemikale në tru, kjo lejon zgjerim domethënës të rrjetit shoqëror të njerëzve: qeshja është shumë ngjitëse, dhe reagimi i endorfinës mund të shpërndahet shumë lehtë në grupe të mëdha të cilat qeshin së bashku’’.
Kështu që herën tjetër që dëshironi të bëni një shok të ri, tregoni një shaka të mirë.