Para Ajnshtajnit, Relativiteti i kohës është zbuluar nga proza shqiptare….
koha shqiptare është jo veç relative por edhe depresive, nuk kalon koha te shqiptarët, zakonisht kalimi i kohës varet nga kënaqësia, e jo nga akrepi:
‘S’po ec koha’;
‘1 sahat më duket 1 muaj’;
‘dita e sotit m’u duk dita 100 vjet’.
Pra, veç kur knaqesh koha kalon shpejt.
Kënaqēsa e konsumon kohën shpejt, si te ajo kënga:
‘Iku nata – agoi dita;
s´e kqyrshim sahatin’
Veç Besnik Bislimi knaqet kur shkon me ndejt në burg.
Po dihet pse.
Frizurën dhe fjalët si të Mira Markoviqit.
Nuk është shtrigë, por thjesht është një grua që nuk e vëren se po kall dielli….
një ditë kish harru me heq llokmen e kish marrë kry n’pandufke.
S’duhet domosdoshmërisht të jetosh në Kosovë, që të shkruash kundër qeverisë Kurti.
Të vërtetën mund ta thuash nga Hëna…, nga burgu, nga Antartiku, edhe nga Rusia.
Me cilët kufij e përkufizon të vërtetën ‘veshtica’!
Në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, shqiptarët (e lënin drapërin, e merrnin lapsin) dhe shkruanin në ‘Bujk’ kundër pushtuesit…
e kjo (halli i saj) t’ia mbyll gojën dikujt.
Xhelal Sveçla ia ka lënë shitësit që të zgjedh vetë ngjyrën e perdeve, i cili ishte në dilemë mes pembes dhe të kuqes, sepse këto bojëra garantojnë ambient të ngrohtë…
t’pushojnë eshnat…
Një dëng perde që ka tepruar..do t’ijepet policit të dalluar për dënime të ashpra në trafik.
Blerja të duket se ta heq merzinë.
Meshkujt e dinë që s’ta heq mërzinë blerja, prandaj rrinë ulur në ulëset e qendrave tregtare duke i pritur gratë ‘ta heqin mërzinë’, me zhele.
Inflacioni i madh po ndodh (për gjeneratat e reja: inflacion do të thotë – kur rritet çmimet e pares i humb vlera).
Kryeministri Kurti, e mohon krizën e madhe ekonomike, as nuk e pranon realitetin.
Mohimi i krizës nga Kryeministri, është simptom i mjaftueshëm i trenisë.
Ndoshta po bën lojna – por mund të ndodh nuk është normal, nuk e percepton realitetin, jeton në një dimension tjetër.
Të hetohet rasti.
Një orë në det kushton sa një litër naftë,
notimi në shpinë kushton 50 lekë,
notimi barkas 201 lekë;
të përbiesh detin është falas.
Ndërsa, ta shpëtosh dikënd që mbytet në det është shprehje e vullnetit të lirë.
E pse s’ke shkatërrojshe ti, mbasi e paske ditë se ai duhet të veprohet.
Gjithmonë dikush tjetër me shku n’burg, e ky gjihmonë vëzhgues.
P.S. Bajatat e dreqit.