Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në Klinikë janë duke u trajtuar 5 pacientë prej tyre 3 janë në oksigjeno-terapi.
Sipas tij, kjo qetësi nuk mund të na shpërqendrojë, andaj duhet kujdes i shtuar.
“Në Klinikën Infetive jemi duke i trajtuar 5 pacientë, prej tyre 3 janë në okisgjeno-terapi. Gjendja është shumë e qetë”.
“Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”.
Doktor Vishaj tha se mundësi e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe se Delta Plus, raporton EO.
“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar gjithsej katër persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 828.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar një rast i vdekjes, si dhe janë konfirmuar edhe katër raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 748 testime.
Ndërkaq, aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid-19.