Qeveri e re vetëm më burra, gratë protestojnë në Afganistan për të drejtën e punës

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e re e talebanëve në Afganistan, pa asnjë dyshim, do të jetë islamike. Konfirmimin e bëri zëdhënësi Zabihullah Mujahid, i cili shpreson që diskutimet dhe konsultimet për formimin e ekzekutivit të përmbyllen mirë.

New York Times shkruan se talebanët do të emërojnë liderin fetar, Haibatullah Akhundzada si autoritetet suprem i Afganistanit, një titull i ngjashëm me atë të liderit suprem të Iranit.

Mullahu, Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i grupimit të militantëve, do të vendoset në drejtim të punëve të përdtishme të qeverisë. Ende pa filluar punën, është e dukshme që frika ka kapluar vendin.

Nuk ka asnjë gjasë që gratë të jenë pjesë e qeverisë së re, të paktën në rolin e ministreve. Por talebanët nuk kanë përjashtuar ndonjë rol periferik. Vlen të kujtohet thirrja që drejtuesit u bënë grave në Afganistan që të qëndrojnë në shtëpi për disa kohë pasi militantët nuk janë mësuar t’i respektojnë.

Ndoshta për këtë arsye po shmanget dhe përfshirja e tyre në qeveri. Megjithatë për të ngitur zërin kundër kësaj pabarazie, dhjetra gra afgane dolën në shesh në Herat, në një protestë të guximshme për të mbrojtur të drejtën e punës. “Është e drejta jonë për të pasur shkollim, punë dhe siguri”, kanë brohoritur në unison manifestueset.

Të ngjashme