Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott tha se nuk e di se çfarë ka thënë ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, por e di se qeveria amerikane nuk e mbështet “Shqipërinë e Madhe”, e as ndryshimin e kufijve.
“Zotëri Walker është një person privat dhe mund të flas atë që do. Unë nuk e di se çfarë tha ai, përveç se kam dëgjuar komentet në media. Ajo që unë di është se qeveria e SHBA-ve është e angazhuar për stabilitetin në rajon”, tha i tha ai dje gazetarëve në Beograd, duke komentuar deklaratën nga William Walker, për planin për bashkimin e shqiptarëve, raportojnë mediat serbe.
Sipas tij, qeveria amerikane nuk mbështet ndryshimin e kufijve, nuk e mbështet një “Shqipëri të Madhe”, e as “Serbi të Madhe”.
“Ajo është për stabilitetin dhe pajtimin mes popujve në rajon”, tha ai,