Qeveria amerikane nuk ishte prapa sulmit në Venezuelë

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 18:37 | Nga

Një zyrtarë i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka mohuar se Shtetet e Bashkuara ishin pas sulmit me dron gjatë një ngjarjeje ushtarake ku po fliste presidenti venezuelian, Nicolas Maduro.

“Unë mund të them pa mëdyshje se nuk ka përfshirje të qeverisë amerikane në këtë incident”, ka thënë këshilltari i sigurimit kombëtar, John Bolton, në një intervistë për “Fox News Sunday”.

Bolton sugjeroi se qeveria e Maduros mund të jetë pas shpërthimit, duke ju referuar korrupsionit dhe dhunës që ka kapluar shtetin e Venezuelës, transmeton Klan Kosova.

“Ka mundësi që vetë regjimi i Maduros ta këtë krijuar një skenar të tillë si pretekst për diçka tjetër”, ka shtuar Bolton, duke theksuar se nuk kishte asnjë amerikan të lënduar gjatë shpërthimit.

Maduro shpesh fajëson Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve që janë pjesë e qeverisë së tij si dhe fajëson amerikanët kinse ata po bëjnë plane për ta rrëzuar qeverinë e tij dhe për t’i dhënë fund socializmit në Venezuelë.

Më poshtë mund ta gjeni lajmin për t’u informuar më shumë rreth sulmit me dron të ngarkuar me eksploziv që ndodhi të shtunën gjersa presidenti i Venezuelës ishte duke mbajtur fjalim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme