Qeveria e Kosovës është duke aplikuar standarde të dyfishta, kur vepron në lidhje me vendimet e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Kur vendimet janë në dëm të të tjerëve, ajo i zbaton me urgjencë, kurse të kundërtën është zotuar ta bëjë tash kur kjo agjenci ka vlerësuar se vendimi për rritje të pagave të zyrtarëve të lartë publik është i kundërligjshëm dhe duhet rishqyrtuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetëm pak kohë pasi ishte vu në krye të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur për shkarkimin e anëtarëve të bordeve në disa ndërmarrje publike.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve në Ndërmarrjet Publike për shkak të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.