Qeveria detyrohet ta ndryshojë Ligjin për Agjencinë e Pronës

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 08:33 | Nga

Pas konstatimit që ka bërë Avokati i Popullit në nëntor të vitit të kaluar, se me Ligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës shkelen të drejtat pronësore, Zyra e kryeministrit ka ndërmarrë hapa për ndryshim të tij,shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës e ka të drejtën që nga pronat që i ka nën menaxhim të dëbojë uzurpatorët vetëm dy herë.

Kjo e drejtë, Agjencisë që është pasardhëse e Drejtorisë për Çështje Banesore dhe Pronësore (HPD) dhe Agjencisë Kosovare të Pronës i është kufizuar me Ligjin në fjalë, i cili ishte miratuar në nëntor të vitit 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme