Kryeministri i Kosovës ka shumë punë për t’u përmirësuar në komunikim diplomatik (edhe më shumë në politika publike dhe menaxhim të qeverisë), por Escobar ia kalon.
Në fakt, Gabriel Escobar nuk është një diplomat klasik. Ka një çasje direkte jo-diplomatike që më shumë gjason në një dialog dhe komunikim në biznes-bërje dhe korporata sesa në diplomaci e marrëdhënie mes shteteve.
“Kryeminsitri ka probleme me ‘të gjithë botën'” “Katastrofë ekonomike”… Çfarë janë këto i dashur? Je duke e përfaqësuar një ndër shtetet më të spikatura të botës – SHBA-në. Si ka mundësi që Vuciqi i cili ka histori të errët dhe që orkestroi sulmin e paprovokuar agresiv ndaj Kosovës në Banjskë na qenka djalosh i mirë e Kurti kaq problematik?
Kryeministri i Kosovës ka shumë gjëra për të përmirësuar, por edhe ti ke tepër për të mësuar se si duhet të komunikish për t’i arritur qëllimet diplomatike për shkak se kështu nuk do t’ia ndryshosh mendjen Kurtit.
Jam i bindur që Ambasadori Hovenier ka eksperiencë dhe bagazh e stil të duhur për të të mbajtur një “Master Clas” në diplomaci dhe komunikim. Me siguri Escobar ka shumë kulitete të mira, por komunikimi diplomatik nuk është një.
Por, Kosova e vogël duhet të jetë e kujdesshme se Escobar sot e përcakton politikën e SHBA ndaj Kosovës. Dhe duke ditur sa e varur siguria kombëtare e Kosovës është ndaj SHBA-së, Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme me diskursin dhe veprimet e saj.
Nuk është me rëndësi nëse Escobar e ka mirë apo jo… ai e ndikon thelbësisht aktualisht politikën e SHBA-së ndaj Kosovës dhe ne duhet të sigurohemi që ai e përkrahë Qeverinë e Kosovës.
Qeveria dhe Diplomacia e Kosovës ka dështuar përderisa Escobar po përdorë këtë gjuhë ndaj Qeverisë së Kosovës.