Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft Fur Zusammenarbeit (Giz) GmbH, për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se për këtë marrëveshje janë ndarë mbi 10 milionë euro nga ministria federale gjermane dhe 10 milionë euro nga MBPZhR-ja.
“Qëllimi i këtij projektligji është ratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës e përfaqësuar nga MBPZhR dhe GIZ-it. Ministria federale gjermane kontribuon më një shumë prej mbi 10 milionë e 250 mijë euro ndërsa MBPZhR me një shumë prej 10 milionë në përudhën kohore 2024-2027. Këto mjete do të përdoren për aktivitete bujqësore”.
“Përmes kësaj marrëveshje ndërkombëtare synohet të kontribuohet në forcimin e lidhjeve ekonomike në tregun e BE-së, në mënyrë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesëm bujqësore të rrisin konkurrencën”.