Qeveria e Kosovës do të ndajë 33 milionë euro për zgjerimin e pistës se Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këtë e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë një vizite që bëri në këtë aeroport, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se puna që po bëhet në këtë aeroport duhet të jetë shembull për të gjitha kompanitë e tjera që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.
“Mendoj se është një shembull i mirë edhe për kompanitë të tjera që të bëjnë që të investojë më Kosovë. Sepse të ajo me rëndësi është edhe siguria për qytetarët edhe zhvillimi i linjave të reja të drejtpërdrejta dhe të zhvillojmë hapësirën apo gamën e të gjitha shërbimeve. Biseduam për zgjerimin e pistës dhe ne do t’i kryejmë obligimet tona do ti japim 33 milionë euro për këtë projekt, u dakorduam që sa më parë të fillon ky projekt dhe të mos zgjatet”.
“Është shuma 33 milion që është përgjegjësi e qeverisë për momentin por ne sa i përket asaj që t`i shlyejmë obligimet tona ne mund të kemi fleksibilitet dhe të bisedojmë edhe me kompaninë që në këtë drejtim mundet edhe nga disidenca që të zgjatet të fitojmë në kohë. Sa i përket financimit me marrëveshje ne duhet të jemi serioz ndaj obligimeve qe i marrim duhet të kemi saktësi por duhet të mbështetim edhe në vijat buxhetore”.
Ministri Lekaj përmendi edhe rastet e mashtrimeve me pasagjerët nga kompanitë ajrore. Ai theksoi se ministria do të angazhohet që këto kompani t’i fut në një listë të zezë e në këtë mënyrë të mos mund të operojnë.
“Ne do të marrim veprime të shpejta që të mos ndodhin mashtrimet me bileta apo me trajtimin e qytetarëve. Ne nuk do të lejomë që qytetari ynë të maltretorhen dhe unë do t’i listoj gjitha këto kompani që të hyjnë në listën e zezë”.
Ndërsa drejtori i Aeroportit të Prishtinës, Haldun Kokturk, falënderoi ministrin për vizitën duke e njoftuar se kanë ende shumë projekte në plan të cilat do të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për udhëtarët.
Ai bëri të ditur se brenda viti në aeroportin e Prishtinës udhëtojnë 1.9 milionë pasagjer gjë që nëse vazhdon do të zhvillohen projekte shumë të rëndësishme.
“Për neve është esenciale që të vazhdoj mbështetja e ministrit për neve. Shuam shpejt do të lëmë pas një vit shuam të suksesshëm për aeroportin Prishtinës. Nëse vazhdon ky trend i fluturimeve i trafikut ajror afrohemi me shifrën prej 1.9 milionë pasagjerë në vit. Mirëpo përpara kemi edhe projekt shumë të rëndësishme të cilat dëshirojmë t`i realizojmë në aeroportin e Prishtinës. I nderuari ministër e përsëriti gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe përkrahje për këto projekte”.