Qeveria do të paguajë nga 300 € shtesë për punëtorët shëndetësorë edhe për dy muaj

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 11:42 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministres së Financave që  punëtorëve shëndetësorë t’u paguhen shtesat edhe për muajt e ardhshëm, korrik dhe gusht.

Sipas vendimit, personeli shëndetësor, sipas kritereve të paracaktuara, do të përfitojë shtesën prej 300 eurosh.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë përcaktuar kriteret se kush do të kompensohet për muajt korrik dhe gusht.

“Ministria e Financave ka punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me këtë propozim janë përcaktuar kriteret që stafi mjekësor do të kompensohet për muajt korrik dhe gusht, ata që kanë qenë aktivë në këtë kohë dhe i përmbushin kriteret”.

“Duhet të jenë mjekë dhe që kanë qenë aktiv në këtë kohë dhe infermierët dhe teknikët që kanë qenë duke u marrë më pandeminë”, tha ajo.

Bajrami tha se shtesat për korrik dhe gusht do të merren menjëherë në bazë të listave të cilat do të procedohen dhe paguhen në muajin gusht për të dy muajt në mënyrë retroaktive. raporton EO.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e saj ka miratuar shqyrtimin për nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes BE-së, Kosovës e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 për bashkëpunimin ndërkufitar IPA ll.

Më këtë rast zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tregoi se çka përmban kjo pikë.

“Kjo marrëveshje mundëson të rriten përfitimet nga IPA. Programi në bashkëpunim ndërkombëtare mundëson bashkëpunimin mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Kjo mundëson të kemi tregti, investime e zhvillim ekonomik”, tha Selmanaj.

Të ngjashme