Qeveria e Francës: Skuadrat mund të kthehen nga 11 korriku, lejohen edhe tifozët

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Francës ka dhënë lajme të mira për futbollin francez.

Ligue 1 është e vetmja në mesin e top pesë ligave evropiane që ka anuluar sezonin, dhe ky vendim shihet si i nxituar.

Së fundmi, qeveria franceze ka marrë një vendim që është tejet pozitiv për futbollin francez, pas kësaj goditje të madhe.

Qeveria e Francës ka njoftuar se skuadrat mund të kthehen më 11 korrik dhe mund të luajnë në stadiume me deri në 5 mijë spektatorë, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, Kupa e Francës dhe Kupa e Ligës mund të kenë tifozë të pranishëm.

Të ngjashme