Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar shkarkimin e Rashit Qalaj nga posti i drejtorit të Policisë së Kosovës.
Përmes një komunikate për medie, Hoti e ka shkarkuar Qalajn bazuar në raportin e performancës, ndërsa Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.