Qeveria e Kosovës duhet të marrë një vendim të mençur, të heqë masat si Suedia

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj, vlerëson se Qeveria e Kosovës do të kishte bërë veprimin më të mençur në histori sikur Covidin ta trajtojë si një grip të zakonshëm dhe t’i anulojë të gjitha masat e ndërmarra.

Në një postim në Facebook. Piraj i sugjeron Qeverisë Kurti të ndjekë shembullin e shteteve si Suediqa, Spanja e Mbretëria e Bashkuar

POSTIMI I PLOTË:

Në bazë të IKSHPK sot janë 35051 raste aktive me COVID-19 ndërsa nuk ka asnjë të vdekur!

Në spitale ka shumë pak të shtruar në raport me numrin e të infektuarve.

Qeveria e Kosovës do të kishte bërë veprimin më të mençur në histori sikur COVID të shpall grip të zakonshëm dhe t’i anulojë të gjitha masat e ndërmarra dhe Kosova të bëhet sikur Suedia, Mbretnia e Bashkuar dhe Spanja vend i kthyer në normalitet!

Zoti i shëroftë të gjithë të infektuarit dhe ata që do të infektohen tani e tutje!

Të ngjashme