Qeveria e Kosovës jeton në një univers paralel dhe mendon se shtetet e perëndimit mundet me i “folliratë” si militantat e saj.
Kushdo që ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare besoj se ka bërë “simulime”, ku studentët luajnë role shtetesh dhe shpesh krijohen skenare jorealiste. Kosova sot po qeveriset si simulim studentësh.
I patëm 2+ vjet si shtet për ta dërguar draftin tonë maksimalist të asociacionit. Tash kur efektivisht u mbyll hapësira e dialogut dhe u humb mundësia për t’u bërë diçka më serioze gjatë administratës Biden, madje edhe u mbyll dera për Këshill të Evropës sivjet, qeveria del me një manovër se “do ta dërgojmë draftin e bazuar në FES deri me 31 maj”.
Kjo do të trajtohet nga aleatët si tallje me ta.