Qeveria e Kosovës “mjel”, por nuk e ushqen ekonominë!

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 09:55 | Nga Shenoll Muharremi

Buxheti 2025 dhe Realiteti Ekonomik:

Shumë e vërtetë, për me kuptu se cili është prioriteti i një individi, familje, biznesi, organizate, qeverie shiqoje si e shpenzon buxhetin. Buxheti 2025 është rritur për 8.88% në €3,595,508,788. Ngjashshëm edhe deficiti tregtar në mallra po rritet dhe ka arritur vitin e fundit €4,947,942,000 (importi €5,767,583,000 – exporti €819,641). Kjo nënkupton që më shumë nxejrim para jashtë tregut tonë sesa i gjithë buxheti shtetëror që kemi.

Kjo do të duhej të na mësonte dicka, që ne po konzumojmë thujase gjithcka që po përdorim e blejmë dhe se po mos të ishte diaspora me mbulu këtë deficit, ne do të bankrotonim. Rrjedhimisht, ky, një ndër problemet më të mëdha të ekonomisë së Kosovës, do të duhej të ishte një informatë, një udhëzues, si duhet të qeverisim, ku të fokusohemi dhe si të organizojmë resurset tona në dispozicion, përfshi buxhetin kryesor publik.

Në këtë kontekst e frymë, nëse e shiqojmë buxhetin 2025 e kuptojmë që nga €3.6 miliardë në total, qeveria ka programuar apo alokuar vetëm €28 milionë (€28,570,046) për ministrinë më të rëndësishme në vend, atë të ndërmarrësisë, industrisë dhe tregtisë.

Kjo, besoni apo jo, është e barabartë me 0.79% të vlerës së buxhetit. E kur largohen pagat dhe linjat tjera jo shumë relevante, kemi vetëm €8.25 milionë që janë të programuara dhe dhënë për ndihmë direkt për biznese vendore. Kjo është vetëm 0.23% e vlerës së buxhetit total. Mundemi me thënë që prioritet i qeverisë bizneset vendore, përkundër deficitit në marrja sa 50% e ekonomisë është shumëëë më pak se 1%, vetëm 0.23%.

Po e përfijmë në mozaik edhe ministrinë e bujqësisë. Aty kemi 90 milionë euro të alokuara, apo 2.74% të totalit. Rritja në bujqësi nga viti 2024 është vetëm 0.74% edhe pse deficiti në mallra është rritur për rreth €230 milionë periudhën e njejtë.

Kur i bëjmë bashkë ministrinë e ndërmarrësisë, industrisë dhe tregtisë dhe atë të bujaqësisë, përfshi buxhetin për paga dhe shërbimet tjera, kemi vetëm 3.5% e totalit. Kaq mund të themi që qeveria ka interes dhe është e vetëdijshme për gjendjen e ekonomisë vendore. Kaq brengoset dhe kujdeset për ata që e ushqejnë gjithë vendin dhe sigurojnë edhe pagat e qeverisë dhe të gjithë tjerëve.

Në një ambient ekonomik ku deficiti tregtar po rritet sistematikisht dhe po e shkatërron ekonominë dhe po e han buxhetin publik nga konsumi nga jashtë, së paku 20% do të duhej (për fillim) të alokohen në politika si ndërmarrësia, industria dhe bujqësia që e adresojnë deficitin dhe humbjet kronike që për 25 vite kanë kaluar 50 miliardë euro. E 20% bëjnë vetëm €700 milionë.

Një qeveri shumë e zgjuar kishte pasur programe me disa miliarda për këto politika dhe kishte marrë hua nga jashtë që me i adresu problemet e ekonomisë. Por kjo nuk duket se është rasti në Kosovë. Këtu, me shumë gjasë, bizneset shifen vetëm si mjet për me i mjelë dhe mos me ju dhënë asgjë. Por edhe lopës, kur ti e mjel dhe nuk e ushqen e kujdesesh për të, shkatërrohet, kolapsion. Ekonomia nuk është një përjashtim.

Ky mbase është problemi kryesori i mendësisë qeverisëse dhe strukturës si mendohet e si ridistribuohet mirëqenia publike. Me zero inters, sensitivitet e përkushtim për bizneset dhe ekonominë e duke u qoroditur me ndrje të lëmoshave për kthim në vota.

Kjo nuk ka dyshim që e ka ngulfatur sektorin privat dhe ekonominë në Kosovë. Por gjithashtu nuk është e qëndrueshme. Kjo strukturë e ekonomisë, e adresuar me këtë buxhet, nuk ka dyshim që mund të na sjellë në shqetësime dhe protesta sociale dhe rebelime nga ata që pagujnë më së shumti por nuk marrin asgjë në kthim. Edhe në ne vet nuk jemi të zgjuar dhe nuk kemi eksperiencë si të qeveriset, vet koha dhe situata na korrtekton. Na detyron të ndryshojmë.

Disa të dhënat të përdorua/me rëndësi në këtë elaborim:
Vlera e Buxhetit Publik 2025: €3,595,508,788
Vlera e Polikave Sociale: €1,155,722,721
Alokimet për Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti: €28,570,046 (0.79%)
Alokimet specikike MINT: €8,246,000 perhrahje direkte bizneseve (0.51%)
Alokimet specikike MINT: €10,220,000 investime kapitale
Alokimet Bujqësi: €90,490,506 (2.74%) rritje vetëm 0.74% (nga €89,833,563)
Deficiti tregtar mallra 2023: -4,947,942,000€
Deficiti tregtar mallra 2022: -4,718,988,000€
Deficiti potencial 2021-2024: -20,000,000,000€

Të ngjashme