Qeveria e Kosovës vendos të strehojë më shumë gazetarë ukrainas

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rrisë numrin e gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre të ngushta të cilëve u ofron strehim të përkohshëm në vend, si pasojë e luftës në Ukrainë, raporton Ekonomia Online.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti e miratoi të mërkurën ndryshimin e një vendimit të vitit 2022 për ta rritur numrin e gazetarëve ukrainas, të cilëve u ofron strehim të përkohshëm.

“Do të rritet numri i gazetarëve ukrainas, përfshirë anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre, të cilëve Republika e Kosovës do t’iu sigurojë mbrojtje të përkohshëm”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, foli më në hollësi për strehimin e gazetarëve ukrainas, por nuk tregoi se për do të rritet numri i tyre.

“Kosova vazhdon të tregojë solidaritet ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke u ofruar mbrojtje të përkohshme gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre të rrezikuar nga lufta në Ukrainë. Mbrojtja e përkohshme do të ofrohet në përputhje me ligjin për azil dhe do të ketë ndikim të menjëhershëm, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, tha Gashani.

Sipas Gashanit, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ata do të jenë të detyruar ta respektojnë legjislacionin e Kosovës dhe do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që ky legjislacion ua garanton.

Të ngjashme