Qeveria e Malit të Zi i bie pishman, vendos të dërgojë ushtarë në misionin e KFOR-it

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi dy ditë më parë kishte deklaruar se nuk sivjet nuk do të dërgojë ushtarët e saj në Kosovë, por kjo ministri sot ka njoftuar se Ushtria e Malit të Zi vazhdon të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe se vendimi për zgjerimin e misionit nuk ka mundur të merrej për shkak të situatës së shkaktuar nga coronavirusi, kufizimeve të caktuara buxhetore dhe vonesave në miratimi i Buxhetit 2021.

Në njoftimin e Ministrisë, të cilin e transmetojnë mediat, thuhet se për aktivitete të tilla serioze, siç është pjesëmarrja në misione ndërkombëtare dhe aktivitete ushtarake jashtë vendit, fondet planifikohen paraprakisht dhe është e zakonshme që procesi i planifikimit, trajnimit, përgatitjes dhe dërgimit në mision të zgjasë një kohë më të gjatë.

“Lidhur me këtë theksojmë se aktivitete të tilla nuk mund të realizohen pa një proces planifikimi cilësor”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke kujtuar se Mali i Zi ka qenë i pranishëm në misionin e KFOR me dy pjesëtarë të saj që nga viti 2018.

Sipas kumtesës Ushtria e Malit të Zi aktualisht merr pjesë në misionin e KFOR me një oficer shtabi si Zëvendës Shef i Inxhinierisë në Departamentin e Inxhinierisë dhe Planeve në Komandën e Misionit në Prishtinë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi merr pjesë me një civil si këshilltar i burimeve njerëzore në ekipin e NATO-s për ndërlidhje, në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme