E ashtuquajtura zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të aplikojnë që të vaksinohen kundër koronavirusit.
Nga kjo zyrë është thënë se aplikimi duhet të bëhet në institucionet shëndetësore në vendet ku jetojnë.
E imunizimi do të bëhet për qytetarët nga Kosova në tri qytete të Serbisë. Ata nga komunat e Veriut në Rashkë, ndërsa ata nga pjesët tjera në Kurshumli dhe Bujanoc.
Sipas të dhënave të kësaj zyre deri më tash janë vaksinuar 10 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 7500 qytetarë. Bëhet fjalë kryesisht për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.