Qeveria e Shqipërisë ultimatum koncesionarit të Rrugës së Kombit, do urën e Kukësit për 18 muaj

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë ultimatum koncesionarit të Rrugës së Kombit, pikërisht kompanisë ndërtuese “Salillari&Kastrati ” (Albanian Highway Concesion) që brenda një periudhe 18-mujore të ketë përfunduar urën e re të Drinit të Zi në hyrje të qytetit të Kukësit. Në të kundërt, do të aplikohen penalitete sipas kontratës.

Ndërkohë bëhet e ditur se kjo kompani nuk i ka mundësitë që të ndërtojë vepra të këtyre përmasave, ndaj ka kërkuar kompani të specializuara ndërtimi të këtyre veprave të karakterit të vështirë. Të parët që janë paraqitur ka qenë një kompani turke që ka ndërtuar Urën e Vashës në Rrugën e Arbërit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kompani ka marrë përsipër që të ndërtojë urën e madhe mbi Liqenin e Fierzës në Kukës me konstruksione metalike, ashtu siç ka ndërtuar Urën e Vashës. Por një projekt i tillë nuk është pranuar nga Autoriteti Kontraktues, gjithashtu edhe nga koncesionari.

Ndërkohë që do të jetë kompania kroate IGH, e cila ka qenë bashkëprojektuese e kësaj vepre, ajo që do të marrë përsipër zbatimin e projektit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme