Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozim-vendimet për emërimin e drejtorëve në bordet e disa ndërmarrjeve publike si “TrainKos, InfraKos dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, raporton Ekonomia Online.
“Ekzekutivit aprovoi propozim vendimi për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës- TrainKos Sh. A; Propozim vendimit për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës- InfraKos Sh. A; propozim vendimin për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive”, ka vendosur Qeveria e Kosovës.