Qeveria emëron Inspektorin e Përgjithshëm në ZKM dhe drejtorin e ASK-së

Prishtinë | 10 Jan 2025 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të premten, ka marrë vendim për emërimin e Lyra Osmanit si Inspektore të Përgjithshme në Zyrën e Kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, në këtë mbledhje, është vendosur që Avni Kastrati të emërohet drejtor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Kastrati ka ushtruar detyrën e drejtorit deri tani.

“Si kandidatë më të besueshëm pas testimit dhe intervistës janë vlerësuar dy kandidat, Lyra Osmani dhe Bujar Mustafa. Propozoj që kandidatja Lyra Osmani të emërohet Inspektor i Përgjithshëm me mandat 4 vjeçar”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme